Manchester United ka luajtur ditën e sotme një ndeshje miqësore përballë ekipit spanjoll të Athletic Bilbao. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1.
Të parët që dolën në avantazh ishin pikërisht spanjollët dhe përveç meritës së tyre ata përfituan dhe nga gabimi i të përhershmit Harry Maguire. Disi i çoroditur dhe sikur humbi toruan Maguire nuk dinte ku të pasonte dhe i’a dhuroi topin kundërshtarit që u nisën në kundërsulm dhe shënuan golin e avantazhit. United në krahun tjetër barazoi me anë të Pellistrit.
Mbrojtësi anglez, Maguire vazhdon të sillet si “gafaxhi” në fushën e lojës dhe të urrehet gjithnjë e më shumë nga tifozët apo shokët e ekipit.