VIDEO: Icardi “tërbon” serbët, feston me shqiponjë! Do e ketë mësuar Rashica

Galatasaray ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Umbraniyesporit në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Turqisë.

Mauro Icardi shënoi dy gola për ta përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren vendasve, shkruan Gazeta Express.
Madje, në njërin prej golave, Icardi festoi duke e bërë shqiponjën.

Në këtë takim në pjesën e parë luajti edhe Milot Rashica, por u zëvendësua me të nisur fraksioni i dytë. Shqiponja ishte emblema e parë e klubit të Galatasarayt.

 

Kujtojmë se në Turqi luajnë shumë lojtarë shqiptarë dhe e kemi parë shpesh të festojnë me shqiponjë kur shënojnë gola për ekipet e tyre.

Por kur shqiponjën e bën një lojtar i huaj, kjo gjë i “tërbon” akoma dhe më shumë serbët që nuk rreshtin ta quajnë si provokim.

Sipas tyre me siguri Icardin e ka mësuar shqiptari Milot Rashica si të festojë me shqiponjë, sigurisht për inatin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top