VIDEO/ Juventus i falet një autogoli, “Zonja” fiton me vështirësi përballë 10 lacialëve

Juventus ka marrë një fitore të vështirë në shtëpi përballë Lazios, sfidë e vlefshme për javën e 8-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në Torino, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Ndeshja nuk nisi aspak për miqtë lacialë të cilët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 24’. Ishte qendërmbrojtësi Alessio Romagnoli që la në “baltë” të tijët.

Megjithatë, goli nga “Zonja e Vjetër” erdhi vetëm në minutën e 85-të. Më saktë goli iu dhurua, pasi kishim të bënim me një autogol nga Mario Gila. Ky i fundit “fiku” të tijët, duke u hequr pikë të rëndësishme në një transfertë delikate.

Me këtë fitore Juve shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e dytë në tabelën e renditjes, duke parakaluar Milanin dhe Interin. Në krahun tjetër, Lazio mbetet me 13 pikë në vendin e 5-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top