Antonio Kasano i është gëzuar fitores së Interit në derbin ndaj Milanit, por nuk mendon se kjo është meritë e punës së Xhuzepe Marotës dhe emrave që ka afruar klubi zikaltër gjatë verës. Ish-sulmuesi italian, i cili është “kryqëzuar” me Marotën në vitet e tij te Sampdoria, duke folur në “BOBO TV”, ka reaguar ashpër ndaj atyre që i japin merita të suksesit zikaltër.
“Çdo ditë publikohet “një mrekulli e bujshme e Marotës”. Por meqë unë njoh Marotën, ju them se ai nuk i njeh lojtarët, ai nuk kupton një m*** nga futbolli. Por meqë është i aftë me gazetarët., të cilët i menaxhon si do ai, drejtori i një gazete të rëndësishme del e thotë që Marota është numri 1.
“Ai nuk e njihte Onanan! Lojtarët që merr Interi, ai nuk i njeh! Por është i aftë dhe del mirë nga situatat”, ishte këndvështrimi i Kasanos mbi administratorin e Interit.