Teksa vajzat po shijonin mbrëmjen dedikuar vetëm atyre të organizuar nga Vëllai i Madh, ato kanë realizuar edhe lojën me pyetje dhe dënime.Pyetjet ishin mjaft pikante dhe gjithashtu dënimet ishin me ‘spec’. Keisi Medini kur mori pyetjen e saj i ra:
“Kur është hera e fundit që ke kryer marrëdhënie intime?”.Nëse ajo vendoste që të mos përgjigjej, Keisi do zgjidhte një nga djemtë që t’i hidhte salcë në fytyrë dhe ta lëpinte.shih videon
Bukuroshja bionde vendosi që të mos jepte përgjigje dhe zgjodhi Krist Aliajn që t’i hidhte salcën në fytyrë. Ai nuk refuzoi dhe Keisi e kreu me sukses dënimin që i kishte dhënë Vëllai i Madh.
Po mbrëmë, ka ndodhur edhe puthja e tyre e parë. Edhe pse në kuadër të lojës, ku sërish Keisi nuk i është përgjigjur një pyetje dhe ka kryer dënimin duke puthur në buzë Kristin.
Kujtojmë se të dy kanë shprehur pëlqim ndaj njëri-tjetrit dhe herë pas here shfaqin momente romantike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sakaq, pas kësaj është vënë re se Sabiani ka hequr të bijën nga Instagrami. Në këtë mënyrë ka dashur të theksojë më shumë qëndrimin kundër lidhjes së saj.