VIDEO/ Lautaro Martinez bën heroin, Interi likuidon Romën dhe i ushtron presion kryesuesve të Napolit

Interi mposhti Romën në supersfidën e javës së 8-të të Serisë A. Goli i kapitenit Lautaro Martinez në minutën e 60-të të sfidës, u dhuroi 3 pikë të arta kampionëve zikaltër. 

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe e pesta në këtë sezon për interistët, që janë pozicionuar në vendin e dytë në renditje me 2 pikë më pak se kryesuesit e Napolit. 

Në duelin e radhës Interi do të përballet me Juventusin e vendit të tretë në derbin e Italisë, ndërkohë që Roma luan në transfertë ndaj Fiorentinës. Për kryeqytetasit kjo ishte disfata e dytë në 8 ndeshje, teksa renditen në vendin e dhjetë me 10 pikë.  

inter

FT: ROMA-INTER 0-1

Lautaro Martinez 60′

GOLI I LAUTARO MATINEZ: VIDEO 

27′ Zëvendësim i dytë i detyruar tek Interi, Açerbi i dëmtuar i lë vendin De Vraijt.

13′ Traversa i mohon golin e avantazhit Mkihitarjan, gjuajtja e armenit përplaset në traun e portës së mbrojtur nga portieri Svilar.

12′ Zëvendësim i detyruar tek Interi, largohet nga fusha Çalhanoglu, vendin e tij e merr Fratezi.

FORMACIONET ZYRTARE

reyt

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top