Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo, janë 4 ish-banorë që futen dhe sërish në BBV për të nisur edhe njëherë këtë eksperiencë.
Pas daljes së Olta Gixharit mbrëmjen e djeshme nga BBV, e cila e përmalluar për të birin vendosi të largohet, Vëllai i madh riktheu 4 emra mjaft të bujshëm duke ringjallur sërish shtëpinë.
Pasi u lexuan emrat më të votuar, pati edhe një debat mes banorëve dhe opinionistëve.
Arbri ka ironizuar Kiarën për qendrimin e saj në shtëpi, duke i thënë se tani që ajo ka informacione nga jashtë do sillet më mirë me Luizin, pasi ka kuptuar se sa i pëlqyer është këngëtari nga publiku.
Pjesë nga debati:
Arbër: Kur të futeni mos harroni të merrni freskuesen, t’i bëni fresk Luizit. Këta të gjithë janë luizator. Nuk shoh se do të bëjnë ndonjë gjë ndryshe.
Efi: Pa merak.
Arbër: Kiara e sigurt që nuk ka më nevojë për hapësirë tani.
Kiara: Unë shpresoj të na kuptoni më shumë kur jemi brenda, gjithë atë presion. Uroj të na mbështesni më shumë.
Arbër: Unë të kam hedhur foton e dasmës, ça mbështetje do më shumë?
Kiara: Nuk e kam parë.
Arbër: Ke parë ato që të interesojnë.
Zhaklin : Nuk të kemi bërë presion. Tani që kthehesh te burri jot, trego dashurinë për Luizin.
Kiara: Si e masni dashurinë juve?
Zhaklin: Duke të parë sa e shpreh.
Arbër: Hapësirë nuk kërkon më, Luizin kanë filluar ta duan burrat, jo më Kiara.