Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një lidhje me sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.
Të dy palët mohuan gjithçka, por duket se 22-vjeçarja i ka ‘vënë syrin’ një tjetër futbollisti të Manchester City-t. Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, që duket se ka përfunduar ‘në shënjestrën’ e vajzës së Guardiolës dhe kjo konfirmohet edhe nga një video që po bën me shpejtësi xhiro në rrjetet sociale.
Maria Guardiola ‘i ngul sytë’ argjentinasit në mënyrë mjaft pasionante, ndonëse skenën ishte duke e ndjekur edhe babai i saj, që është edhe trajner i Alvarez te Manchester City.