Një mesazh që mund të “trondisë” lojën e këngëtarit Luiz Ejlli brenda BBV ka shkuar mbrëmjen e të premtes në shtëpinë më të vëzhguar.
Teksa disa banorë qendronin në oborr, mes tyre dhe Luizi, një person është afruar pranë shtëpisë së Big Brother dhe i ka thënë Luizit që nëse del Kiara të shtunën, ai të mos vazhdojë më lojën.
Në një video që po qarkullon në internet, dëgjohet se si ky zë i thotë Luizit nëse Kiara lë të shtunën lojën nga votimi i publikut, nënkupton që çmimin e madh do ta marrë Olta Gixhari. Kiara dhe Olta janë dy banoret në nominim dhe një prej tyre do lërë shtëpinë e Big Brother sonte.