VIDEO/ Mesfushori i Romës rikthehet “në shtëpi”, merr numrin legjendar: Kurrë nuk do ta bëja pa miratim

Roma ka bërë një goditje dyshe në merkato, ku ditën e djeshme ka arritur të sigurojë shërbimet e Renato Sançez dhe Leandro Paredes. Për këtë të fundit, është një rikthim në shtëpi duke qenë pjesë e verdhekuqve që nga 2014 deri në 2017.

Ndryshe nga hera e parë kur mbante fanellën me numrin 5, Paredes do të veshë fanellën me numrin 16, numër të cilin e ka mbajtur Daniele De Rosi.

Duke ditur historinë që De Rosi ka me Romën, Paredes i ka marrë leje para se të merrte numrin 16 në fanellë.

“Nuk do ta kisha marrë kurrë numrin 16 pa autorizimin e Danieles. Ishte ai që më dërgoi një mesazh ku më tha se do të ishte një kënaqësi për të, të më shihte veshur me atë fanellë. Do të jetë një nder dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës për mënyrën se si më trajtoi në fushë dhe jashtë saj. Gjithashtu gjej rastin ta falënderoj”, u shpreh Paredes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top