VIDEO/ Milani “flet frëngjisht” në kampionat, kuqezinjtë hedhin “K.O” Romën! Murinjo drejt shkarkimit

Milani regjistroi fitoren e tretë radhazi në Serinë A, teksa mposhti Romën në “San Siro” me rezultatin 3-1, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë.  

Kuqezinjtë iu falën golave të 3 futbollistëve francezë, Adli, Zhiru dhe Teo Hernandez, ndërkohë që golin e vetëm për romanistët e shënoi Paredes nga penalltia. 

Falë këtij suksesi skuadra e Piolit u ngjit në kuotën e 39 pikëve, teksa diferenca me kryesuesit e Interit vijon të mbetet e thellë, plot 12 pikë.  

Ndërkohë për sa i përket Romës, ekipi i Murinjos është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, me portugezin që rrezikon seriozisht shkarkimin pas kësaj humbjeje që ishte e 7 në 20 javë për kryeqytetasit që janë pozicionuar në vendin e 9-të.  

FT: MILAN – ROMA 3-1

Adli 11′, Zhiru 56′, Teo Hernandez 84′ / Paredes 69′ (p)

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

89′ Musah “flirton” me golin e katërt, tentativa e tij ndalet në shtyllë.

89′ Pioli kryen dy zëvendësime, largohe Adli dhe Teo Hernandez, në fushë Zeroli dhe Jimenez.

86′ Menja bën një tjetër pritje fantastike, duke i mohuar një gol të sigurt mesfushorit Parades. (VIDEO) 

84′ GOOOOL MILANI 3-1/ Kuqezinjtë e Piolit shënojnë sërish me anë të Teo Hernandez. Pas një kombinimi spektakolar me Zhiru, mbrojtësi francez lëshon një predhë duke shkundur portën kundërshtare. (VIDEO) 

79′ Dy zëvendësime edhe në radhët e Milanit, Leao dhe Pulisiç i lënë vendet Okaforit dhe Musah.

78′ Roma kryen dy zëvendësime largohen Llorente dhe Çelik në fushë Zalevski dhe Hujisen.

71′ Kjaer ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Belotit.

69′ GOOOOL ROMA 2-1/ Rihapet sfida, Paredes realizon nga pika e bardhë e penalltisë (VIDEO) 

68′ Penallti për Romën, e fiton kapiteni Pelegrini pas ndërhyrjes së gabuar të Kalabrias. (VIDEO) 

64′ Milani kërkon edhe golin e tretë me anë të Pulisiç, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën (VIDEO) 

61′ Zëvendësim te Roma, largohet nga fusha El Sharaui, vendin e tij e merr Beloti.

56′ GOOOOL MILAN 2-0/ Kombinim perfekt me kokë Kjaer-Zhiru, ky i fundit nuk fal teksa shumë pranë vijës fatale shtyn topin drejt rrjetës. (VIDEO) 

46′ Roma kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Mançini i ndëshkuar me karton të verdhë, vendin e tij e merr Pelegrini.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Mbrojtësi Mançini ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës.

39′ Milani kërkon penallti për ndërhyrje të gabuar të Kristensen brenda zonës ndaj Loftus-Çik, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Vazhdon loja. (VIDEO) 

38′ Parades provon me një predhë nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

31′ Tjetër mundësi shënimi, Zhiru servir bukur brenda zonës për Pulisiç, i cili nuk koordinohet siç duhet, tentativa e tij devijohet në goditje këndi nga Spinacola. (VIDEO) 

30′ Majk Menja shpëton një gol të sigurt, duke i mohuar rrugën e rrjetës futbollisti Çelik. Vendimtare ndërhyrja e gardianit francez, që largon rrezikun në këndore. (VIDEO) 

29′ Një top i nisur si harkim nga Teo Hernandez përfundon në shtyllën e majtë pingule të portierit Svilar, shpëton për mrekulli porta e Romës. (VIDEO) 

27′ Pranë golit të dytë Milani që provon me Pulisiç, por tentativa e futbollistit ndalet nga portieri Svilar. (VIDEO)

11′ GOOOOL MILAN 1-0/ Zhbllokohet sfida, Adli kalon në avantazh kuqezinjtë pas një aksioni fantastik që u finalizua me sukses nga mesfushori francez! (VIDEO) 

6′ Minuta mjaft të mira për Romën, që ushtron presion në zonën e Milanit, por mungon saktësia para portës.

2′ Start emocionues me të dyja skuadrat që hidhen menjëherë në sulm, goditjen e parë nga këndi e fiton Roma pas një devijimi të portierit Menja.

1′ Starton sfida!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top