VIDEO/ Milani me 10 lojtarë mposht Udinesen, “Djalli” merr 3 pikë të arta dhe barazon Interin në renditje

Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Udineses, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Serie A. Dueli i zhvilluar në “San Siro” përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Gjithçka nisi mirë për kuqezinjtë, ku pas një aksioni perfekt, Puslici asistoi për Samuel Chukwueze, me këtë të fundit që dërgoi topin në fundin e rrjetës në minutën e 13-të. Por, vetëm 16 minuta më vonë, Milani mbeti me 10 lojtarë për shkak se mesfushori Tijjani Reijnders u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, ky karton i kuq nuk ndikoi në rezultat, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e 3-të, po aq sa Interi që renditet i dyti, por me një ndeshje më pak.

Në krahun tjetër, Udinese mbetet në vendin e 6-të, me 13 pikë të grumbulluara pas 8 javësh kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top