Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku ka mahnitur shokët e tij të skuadrës tek Rubin Kazan.
Pas përfundimit të stërvitjes, futbollistët e klubit rus janë argëtuar duke treguar aftësitë e tyre para portës, ose më saktë pas portës. Pikërisht kështu, sepse për të treguar teknikën me topin ata janë pozicionuar pas portës, me qëllim për të shënuar golin nga aty.
Daku gjeti efektin e duhur me të cilin topi pas impaktik në tokë kërceu duke përfunduar në rrjetë.
“Poooo… ” thirri sulmuesi kuqezi në eufori i cili u përgëzua edhe nga shokët e skuadrës. (VIDEO)