Beshiktash ka siguruar një fitore të rëndë në Ligën e Europës përballë Atletik Bilbaos, duke ringjallur plotësisht shanset për kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne. Dhe protagonistë të suksesit 4-1, ishin Ernest Muçi me Milot Rashicën.
Në ndeshjen e parë të Ole Gunar Solskjaer në drejtimin e klubit turk, trajneri u besoi atyre dy krahët e sulmit në mbështetje të Imobiles. Muçi ishte ai i cili krijonte aksionet e rrezikshme, ndërsa Rashica finalizoi duke shënuar dy herë e bërë të pavlefshëm edhe barazimin e përkohshëm të miqve.
Rashica më pas ishte ai i cili dha asistin për golin e tretë të Rafa Silva, ndërsa në fund Zhoao Mario i vendosi vulën fitores 4-1 për ekipin turk i cili ngjet shkallë të rëndësishëm në renditje dhe futet përsëri në grupin e skuadrave që mund të kualifikohen në turin tjetër.
BESHIKTASH-ATLETIK BILBAO 4-1
17′, 60′ Rashica, 78′ Rafa Silva, 90’+2′ (p) Zhoao Mario / 45′ Unai Gomez
Goli i Zhoao Mario (VIDEO)
Goli i Rafa Silva (VIDEO)