Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi ka shënuar golin e parë në Ligën e Konferencës.
Në minutën e 26′ të sfidës, Muçi shtangu portierin Emiliano Martinez, kampionin e Botës me Argjentinën.(VIDEO)
Në minutë e 51′, ai ka shënuar sërish duke kaluar në avantazh ekipin e tij. (VIDEO)
Tashmë Legia e Varshavës udhëheq me rezultatin 3-2 ndaj Aston Vilës, një ndër ekipet pretendentë për të fituar kompeticionin.