Myrto Uzuni shënoi golin e gjashtë sezonal me fanellën e Granadës.
Një realizim për kornizë nga ana e sulmuesit shqiptar që gjeti këndin e largët me një të djathtë në hyrje të zonës.
Performanca e Uzunit u vlerësua me notën 7.2 duke qënë më i miri në humbjen e Granadës 2-1 ndaj Zaragozës.
Në radhët e këtyre të fundit aktivizohet mesfushori Keidi Bare, por që nuk ishte i gatshëm për këtë sfidë.