Sherif Kallaku ka qenë protagonist sot në ndeshjen e skuadrës së Sepsi ndaj Petrolul në kampionatin rumun, por jo në mënyrën se si do të dëshironte ai.
Mesfushori ofensiv, sot ka lënë fushën e lojës që në minutën e 25-të të takimit, duke u ndëshkuar si rrallëherë në karrierën e tij me kartonin e kuq. Kallaku u mundua të fitonte topin në sulm dhe bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj një kundërshtari, duke shkaktuar një faull të cilin gjyqtari nuk e toleroi.
Ai i tregoi menjëherë Kallakut kartonin e kuq, ndonëse lojtari shqiptar po kërkonte ndjesë dhe dukej qartësisht i dëshpëruar për ndërhyrjen që kishte bërë në ato momente.
SHIH VIDEON
Ky ishte kartoni i kuq i dytë në karrierën si profesionist për Kallakun, i cili të parin e kishte marrë në Kupën e Shqipërisë në vitin 2018, kur luante ende me skuadrën e Laçit.