VIDEO/ Ndodh edhe kjo! Futbollisti i Fenerbahçes përplas në tokë dhe dëmton Murinjon në stërvitje, portugezi: Leksion për të gjithë trajnerët e rinj…

Zhoze Murinjo është mësuar thuajse me gjithçka në karrierën e tij si trajner. Por një mësim të fundit e ka marrë edhe sot në stërvitjen e skuadrës së tij, nga e cila ka dalë i dëmtuar.

Trajneri portugez po drejtonte seancën stërvitore të ekipit për të përgatitur ndeshjen ndaj Trabzonspor, kur ka pësuar një ndërhyrje nga mesfushori Ismail Jukshek i cili i ka ndërhyrë në kavilje në një moment kur ai po rrotullohej pasi topi po i kalonte afër.

Sipas mediave turke, është dashur ndërhyrja e mjekëve të skuadrës për të normalizuar situatën e trajnerit i cili për fat të mirë, nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë. Vetë trajneri në fakt e ka marrë me humor këtë situatë, teksa ka postuar videon në rrjetet e tij sociale.

“Leksion për trajnerët e rinj: asnjëherë mos vishni të njëjtën ngjyrë si të lojtarëve. Ata mund të të pasojnë topin… ose të të japin një goditje nga pas”, shkruante Murinjo në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top