VIDEO/ Nuk “shkëlqejnë” vetëm Muriqi e Uzuni në Spanjë, sulmuesi “i harruar” i Kosovës i bashkohet “yjeve” shqiptarë

Sulmuesi i Kosovës i cili është harruar kohët e fundit ka shkëlqyer në Spanjë në ligën e dytë ku aktivizohet dhe Myrto Uzuni ynë. Uzuni luan te Granada, ndërsa sulmuesi i “Dardanëve” luan tek Elche.

Bëhet fjalë për Elbasan Rashani, një emër i harruar në futbollin e Kosovës. Lojtari shënoi gol në La Liga 2 këtë javë ku spikati dhe futbollisti i Kombëtares në këtë divizion, por edhe “pirati” në një kategori më lartë. Rashani e nisi takimin si zëvendësues, kur u hodh në fushë në minutën e 58-të kundër Sporting Gijon. Më pas ai e justifikoi besimin e trajnerit kur arriti të tundte rrjetën 8 minuta pas inkuadrimit në takim. Ai u asistua nga Mendoza me të cilin shkëmbeu batuta në rrjetet sociale ku patrioti ynë i shprehte futbollistit se dëshironte të mësonte spanjisht dhe kolegu ia kthente me të qeshur se do fillojmë kursin javës tjetër.

Elbasani në fitoren e klubit spanjol 2-1 që dikur ka qenë pjesë e La Liga-s u analizua me notën 7.5, që rezultoi si lojtari i dytë më i mirë i sfidës. Sulmuesi i Elches para eksperiencës në “Iberi” ka provuar kampionatin francez me Clermont Foot ku ka shënuar ndaj ish-ekipit të Messit. Bomberi ka luajtur dhe përfaqësuesen e Kosovës, për herë të fundit në miqësore me Norvegjinë, që daton në maujin qershor duke mos patur kështu pëlqimin e Foda-s.

Vlerësimi i sulmuesit të Kosovës në takimin Elche-Sporting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top