VIDEO/ Paratë vijnë me stres, Mançini e humbet toruan në Arabinë Saudite dhe fyen tifozin: Shko q***

Roberto Mançini shkaktoi jo pak befasi me vendimin e tij për të lënë Italinë kampione të Europës, për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite. Mançini zgjodhi paratë përpara kombit të tij, por të ardhurat nuk fitohen asnjë herë me lehtësi. Situata nuk po shkon mirë për trajnerin italian, teksa Arabia ka dështuar të mposhtë Bahreinin mbrëmjen e djeshme. Madje, skuadra e tij shpërdoroi edhe një 11 metërsh në minutën e 18 të takimit.

Rezultati ka lënë të zhgënjyer tifozët, teksa Kombëtarja e tyre rrezikon kualifikimin për të Kupën e Botës 2026. Tifozët në stadium kanë bërë thirrje për largimin e Roberto Mançinit, çka ka sjellë edhe reagimin aspak normal të këtij të fundit. Trajneri i mirënjohur italian humbi për një çast toruan, duke fyer tifozin. Pozicioni i tij në krye të drejtimit të Arabisë Saudite ka nisur të lëkundet ndjeshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top