Shumë pak orë na ndajnë nga ndeshja e kthimit mes Dinamo Batumit dhe Tiranës e vlefshme për Ligën e Konferencës.
E dërguara jonë në Gjeorgji, Vjosana Nozllaku ka raportuar që teksa tifozët bardhblu kanë qenë duke qëndruar në një lokal janë provokuar nga fansat e Batumit.
Këta të fundit duke qenë në një grup iu janë afruar lokalit ku ndodheshin fansat e Tiranës.
Për pak mund të plaste sherri mes tifozerive, por është shmangur nga persona të cilët kanë qenë aty pranë. Fatmirësisht gjithçka është mbyllur me aq.