VIDEO/ Rei Manaj nuk fal, kthehet nga dëmtimi me gol në Superligën turke

Rei Manaj ka gjetur golin me Sivaspor pas rikthimit nga dëmtimi. Sfida në Superligën turke luhet kundër Hatajspor, ndërsa rezultati është barazuar nga miqtë në pjesën e parë(1-1).

Goli i Manajt u shënua në minutën e 43-të, pasi sulmuesi i Kombëtares përfitoi me kokë nga goditja e këndit. Katër minuta më vonë Hatajspor barazoi me penallti dhe ashtu u mbyll pjesa e parë.

Sfida vlen për javën e nëntë të kampionatit turk. Ndërkohë ky ishte dhe goli i dytë për Manajn në këtë edicion.

Goli i Rei Manajt: (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top