VIDEO/ Rikthimi i Armando Brojës, UEFA “flet” përsëri shqip dhe publikon videon emocionuese

Armando Broja u rikthyer në fushë pas 287 ditësh mungese. Te Shqipëria e presin krahëhapur për ndeshjen e radhës në teotor ndaj Republikës së Çekisë, takim ky i vlefshëm për një biletë në Euro 2024. 

Ndërkohë së fundmi, UEFA “foli” sërish shqip, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Broja zjarr, u kthye nga lëndimi në fundjavë”. Në videon e shpërndarë në faqen zyrtarë të UEFA shihen golat e lojtarit kuqezi ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Momente këto tepër speciale, që kanë çuar peshë zemrat e tifozëve kuqezinj. Shpresohet shumë që këto emocione të përsëriten edhe ndaj Çekisë, për të “vulosur” kualifikimin në Europian.  

Armando Broja pritet të jetë një element i rëndësishëm i Shqipërisë së Silvinjos. Cilësitë e tij nuk diskutohen dhe tashmë alternativat për ofensivën e Kombëtares janë të shumta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top