Roma e trajnerit Juriç në rënie të lirë. Skuadra kryeqytetasi u turpërua me 5 gola nga Fiorentinë në duelin e vlefshëm për javën e 9-të të Serisë A. Verdhekuqtë u mposhtën me shifrat 5-1, duke regjistruar kështu humbjen e tretë në këtë sezon në Serinë A.
Dopieta e Ken, golat e Beltran dhe Bove si dhe autogoli i Humels, i siguruan triumfin fantastik vendasve, ndërkohë që golin e nderit për Romën e shënoi Kone.
Falë këtij triumfi Fiorentina u ngjit në vendin e katërt me 16 pikë në 9 javë, ndërkohë që Roma është pozicionuar në vendin e 11-të me vetëm 10 pikë.
Në duelin e radhës Roma do të presë Torinon, ndërsa Fiorentina udhëton në transfertë ndaj Xhenoas.
PANORAMASPORT.AL