Roma është mposhtur në mënyrë surprizuese nga Verona në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në stadiuumin “Stadio Marc’Antonio Bentegodi”, përfundoi 3-2.
Golat për Romën u shënuan nga talenti Soule në minutën e 28-të dhe Dovbyk në të 53-tën. Në krahun tjetër për vendasit rrugën e rrjetës e gjetën, Tengstedt 13’, Magnani 34’ dhe Harroui që shënoi golin e fitores në të 88-tën.
Me këtë humbje të papritur, Roma është komplet jashtë objektivave duke u renditur në vendin e 11-të me 13 pikë. Në krahun tjetër, Verona me 12 pikë ngjitet e 12-ta.
Goli i fitores për Veronën, Abdou Harroui