VIDEO/ Ronaldo i jep fitoren ekipit në minutën e 97, portugezi shënon golin e 55 në 54 ndeshje me Al Nassr-in

Cristiano Ronaldo ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Futbollisti portugez i ka dhënë fitoren Al Nassr-it mbrëmjen e sotme. Sulmuesi 5 herë fitues i Topit të Artë ka marrë përsipër gjuajtjen e një 11 metërshi në minutën e 97. Ronaldo fitoi duelin me portierin e Al Shababit dhe fiksoi shifrat përfundimtare në 1-2.

Ky është goli i 55 i portugezit 39-vjeçar me fanellën e Al Nassr-it në 54 ndeshje të zhvilluara me këta të fundit. Gjithashtu, Cristiano Ronaldo numëron edhe 15 asiste me verdheblutë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top