Duket që romanca mes Krisit dhe Keisit është pak më e vështirë dhe e sikletshme në syte e Sabianit. Por çifti duket që e ka “fituar lirinë” për të qenë bashkë edhe pas hyrjes së babait të Keisit.
Ndërsa kanë qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, edhe pse në prani të Sabianit, mes Keisit dhe Krisit nuk kanë munguar komunikimet me shenja.SHIH VIDEON
Ndërkohë përplasjet nuk kanë munguar në shtëpi. Ditën e djeshme Kiara u zgjodh me shumicë votash, lidere e shtëpisë.
Sapo u ngrit nga gjumi sot në mëngje, ajo shkoi në kuzhinë aty ku po pastronte Olta dhe Qetsorin dhe dy vajzat nisën të hidhnin “kunja” me njëra-tjetrën.
Keisi është përlotur sot gjatë një bisede me të atin. Sabiani i tha të bijës se ai nuk ka qenë ndonjëherë kundër lidhjeve, sepse nuk mund të ndërhyjë aq shumë tek ajo, por ka faktorë të tjerë.
Keisi nga ana tjetër u shpreh se e kupton shqetësimin e tij. Sabiani: Kam qenë ndonjëherë kundra lidhjeve unë? Do gomarin ti? Ça do bëj unë?
Keisi: Nuk ka lidhje fare, nuk e kuptojnë këta ku është thelbi. Sabiani: Nuk kam pse t’ja sqaroj këtyre. Keisi: Nuk e kuptojnë fare.