Ernest Muçi u shfaq protagonist në ndeshjen e djeshme që Besiktas luajti përballë Galatasaray. Derbi i Stambolli përfundoi me humbjen e Besiktas 2-1, por Muçi u sigurua që të linte shenjën e tij.
Ish-i i Tiranës shënoi një eurogol në minutën e 94-të të sfidës. E majta e tij vrastare shkoi në një kënd ku portieri i Galatasaray nuk kishte se çfarë të bentë, por thjeshtë ta shoqëronte me sy.
Goli i Muçit
Pas kësaj sfide, Muçi është vlerësuar me notën e lartë nga “Sofa Score”. Është pikërisht ky gol që i dha shqiptarit notën 7.2, ndër më të mirët për Besiktas. Më mirë se Muçi ishin vlerësuar vetëm Joao Mario (7.3) dhe portieri (7.4).