VIDEO/ Shënoi golin e parë në Arabi, shihni reagimin e turpshëm të Karim Benzema pas golit të Mario Mitaj

Mario Mitaj ka gjetur golin e parë në Arabinë Saudite. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në fitoren kundër Al Qadisiya, në ndeshjen që përfundoi në shifrat 3-1. Goli i tretë dhe i fundit i takimit u shënua pikërisht nga lojtari shqiptar. Në fakt, Mitaj nuk e nisi si titullar këtë takim, por hyri në minutën e 35 në fushë pas dëmtimit të Kadesh. Ajo që ra në sy ishte padyshim goli i Mitaj që tregon saktë cilësitë e këtij njeriu.

Pasi kalojë 5-6 kundërshtarë si të ishin piketa dhe si të kishte magnet te këmbët që e mbante topin gjithmonë pranë vete, Mario arriti të realizojë. Por tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë reagimin e Karim Benzema pas këtij goli të shënuar nga shqiptari. Teksa lojtari i Shqipërisë shkoi te tifozët për të festuar golin e tij të parë në kampionat, Benzema u kthye në anën tjetër dhe nuk shkoi për të përgëzuar shokun e tij të skuadrës për golin e tij të parë. Sigurisht që nëse kjo skenë do të kishte ndodhur te Reali i Madridit, Benzema do të kishte vrapuar për të përgëzuar Mitajn, por në Arabinë Saudite, zgjedh që të kursejë energjitë. /Sport Ekspres/
?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top