VIDEO/ Shpendi “fabrikë golash” në gadishullin Apenin, “ylli” i Shpresave “katapultohet” bomberi i Serie B

Cesena sot në Serie B luajti në shtëpi kundër Brescia dhe “ylli” i fitores 2-0 ishte padiskutim Cristian Shpendi. E kjo për meritë të dopietës së tij në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Sulmuesi i U-21 shënoi të 2 golat që i dhanë fitoren ekipit italian, siç mund të kuptohet nga rezultati. Dopieta ishte e përbërë vetëm nga penaltitë, të cilat u fituan nga një në secilën pjesë. Të parën bomberi e fitoi vetë pas një driblimi të suksesshëm në zonë, ku mbrojtësi e devijoi me dorë topin. Shpendi u tregua i pagabueshëm në të dy rastet, madje shënoi dhe një gol që iu anulua si shkak e një faulli ndaj një mbrojtësi të kundërshtarëve. Lojtari i ndeshjes nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe u zgjodh shqiptari ynë me notë 8.7, një super vlerësim nga nalistët.

Talenti i Shpresave po spikat këtë vit ku po nidhmon shumë Cesena-n. Golashënuesi ka kryer 6 gola deri më tani dhe mbetet “Capocanonieri” i ligës së dytë italiane. Nëse vazhdon me këto ritme ai jo vetëm do t’a fitojë këtë çmim por shumë ekipe nga Serie a do t’i kenë sytë nga ai në verë. Shpendi dëshmon edhe njëherë suksesin e kësaj gjenerate futbollistësh shqiptarë në gadishullin Apenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top