Situatë kaotike pas ndeshjes! Një valë blu pushtoi fushën e “Dacia Arena” kur bilbili i fundit i arbitrit në ndeshjen Udineze-Napoli u dha matematikisht titullin e tretë në histori napolitanëve. Shumica e tifozëve miq të pranishëm në tribunat e stadiumit Friulian u derdhën në fushë për të përqafuar lojtarët që ishin protagonistë të këtij udhëtimi fantastik.
Megjithatë, është për të ardhur keq që fluksi i madh i njerëzve të pranishëm krijoi trazira dhe pas disa minutash festimi pati një konfuzion total në fushë. Në atë moment është dashur të ndërhyjë policia për të shmangur përplasjen në masë mes tifozerive që pushtuan fushën e blertë.
Ultrasit e Udinezes, u futën në fushë, teksa dhunua me rripa dhe grushta disa prejt tifozëve të Napolit, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe, teksa u desh ndërhyrja e policisë që situata të mos përshkallëzonte edhe më shumë.
Për më tepër shikoni pamjet: