Festa e për golin e parë në Serinë A për Stiven Shpendin, u shty nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi një pozicion jashtë loje, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vëllanë e tij, Cristian Shpendi.
Ky i fundit vijon të shkëlqejë me Cesenën në Serinë C, teksa ka shënuar dy herë brenda pjesës së parë, në ndeshjen që skuadra e tij po luan ndaj Spalit në shtëpi.
Shpendi zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë, kur pas një krosimi në zonë, gjuajti në mënyrë perfekte me kokë dhe topi përfundoi në rrjetë, pasi u përplas me shtyllën anësore.
Në të 34-ën Shpendi u shërbye sërish brenda zonës dhe këtë herë lëshoi një të djathtë të rreptë, duke e dërguar topin sërish në rrjetë, për të bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 2-0.