VIDEO/ SILURË e Kylian Mbappe, shënon në mënyrë spektakolare

Problemet jashtë fushës duket se nuk po ndikojnë aspak te Kylian Mbappe.

Në qendër të thashethemeve për një sulm seksual në Suedi, francezi shënoi gol me fanellën e Real Madrid.

Sulmuesi lëshoi një silurë të vërtetë nga rreth 25 metra për të shënuar në portën e Celta Vigos për 1-0.

Një supergol nga ana e ish-lojtarit të PSG, i cili i përgjigjet në këtë mënyrë pretendimeve që sipas tij janë të pabaza.

Deri në këtë pikë të sezonit, Mbappe ka qënë fenomenal me Real Madrid duke shënuar 7 herë në të gjithë kompeticionet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top