VIDEO/ Situatë komike në Turqi, tifozët kërkojnë “të zhveshin” Rei Manajn pas 2 golave të shënuara

Rei Manaj është rikthyer nga dëmtimi te Sivaspori dhe menjëherë u rikthye në nivelet më të larta. Sulmuesi shqiptar mungoi për një kohë jo të shkurtër, por kjo nuk e ka penguar shumë lojtarin tonë, që nuk ka dashur aspak kohë për t’u përshtatur.

Dy gola ka realizuar sot, duke i dhënë fitoren Sivaspor ndaj Hatayaspor në shifrat 3-2. Goli i parë dhe i dytë për Sivaspor u shënua nga Manaj, që u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Tashmë sulmuesi shqiptar kalon në kuotën e tre golave pasi këtë sezon nuk e nisi në mënyrën më të mirë, por tani duket se e ka gjetur ritmin.

Megjithatë e padiskutuar ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe fakti se për tifozët, Manaj është idhulli i tyre dhe më i rëndësishmi i ekipit. Pas dy golave të shënuara, sulmuesi ka shkuar në dhomat e zhveshjes pa tutat e tij sportive që ia kishte dhënë një tifozi, por vetëm me bokse. Ndërkohë ishte edhe një tjetër tifoz që mendoi se Manaj i mbante ende veshur tutat sportive dhe ia ka bërë kërkesën për t’i marrë ato, por Rei i ka treguar se nuk kishte më se çfarë të jepte në atë moment pasi ishte vetëm me bokse. /Sport Ekspres/

?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top