Shpesh themi se tifozët janë lojtari i 12 i ekipit. Nëse në Europë kjo shprehje është më shumë simbolikë, në disa kontinente të tjera është fakt.
River Plate ka një prej tifozerive më të çmendura në botë dhe ata e treguan dje se deri ku mund të arrinin.
Para ndeshjes kundër ekipit brazilian, Atletico MG, para se lojtarët të hynin në fushë, tifozët nisën të këndonin dhe të hidhnin fishkezjarre. Në stadium u krijua ndoshta pamja më e bukur e tifozëve në historinë e futbollit… /Elio Hajdari-Sport Ekspres/