Manchester City merr një asist të madh në garën për titull. Kampionët e Anglisë janë fitues e mëdhenj nga 90 minutëshi mes Arsenal dhe Liverpool përfunduar në barazim 2-2. Spektakël prej 4 golash mes dy skuadrave pretendente për trofeun e Premier League.
Në “Emirates Stadium” u zhvillua një nga sfidat më emocionuese deri më tani, por nuk prodhoi fitues. Saka e Merino shënuan golat për londinezët, ndërsa Liverpool reagoi për të shmangur humbjen me anë të Van Dijk dhe Mohamed Salah.
Gola që vendosën baraspeshën dhe i japin një pikë “The Reds” që tashmë qëndroi 1 pikë poshtë Cityt kryesues. Me 22 pikë Liverpool gjendet në vendin e dytë, ndërsa Arsenal i treti me 18.
ARSENAL – LIVERPOOL 2-2
Goli i Salah
Goli i Van Dijk
Goli i Saka