Është luajtur ndeshja mes Udines-es dhe ishullorëve të Cagliar-it për javën e 9-të në Serie A. Në qytetin e Udines takimi ka parë fitues skudrën vendase kundër ekipit të Sherrit. Ish-gardiani i Egnatias nuk ka marrë asnjë minutë as në takimin e sotëm, pasi mbrotja e sardenjasve mbrohet nga Schuffet.
“Bardhezinjtë” kanë fituar bindhsëm 2-0 duke dominuar takimin ndaj miqve nga Sardenja. Vendasit nga Friul mbyllën çdo pjesë në avantazh të një goli dhe udhëhoqën takimin ndaj një ekipi që sulmet i ka sporadike. Skuadra e “yllit” francez Thauvin shkon në 16 pikë, po aq sa Juventusi dhe pret ndeshjet e tjera në program për të parë nëse do të jetë ende më lart se Milani në renditje.
Udineze vazhdon të jetë surpriza e këtij edicioni me pikët që ka grumbulluar dhe pozitën favore në vendin e 4-të. Nëse gjërat do të funkionojnë mirë ish-ekipi i legjendës italiane Di Natale do të mund të rikthehet të laujë në kompeticionet europiane që nga koha kur këtë e bënte fal Di Natale-s dhe Alexis Sanchez në organikën e saj.
Goli i parë i Udinese-s
Goli i dytë i Udineses