Mario Mitaj vazhdon që të shkëlqejë me Al Ittihad në Arabinë Saudite. Në mos me gola ose asist, shqiptari po paraqitet mjaft mirë në fushën e lojës duke dhuruar performanca të një niveli të lartë.
Diçka të tillë e ka bërë dhe mbërmjen e djeshme në sfidën që ekipi i tij Ittihad fitoi 2-0 përballë Al Jandal. Talenti shqiptar ishte titullar në këtë sfidë, teksa nuk munguan dhe as lëvizjet e tij dehëse.
Në minutën e 38-të të ndeshjes, Mitaj merr një top në mesin e fushës. Në ato momente një kundërshtar afrohet për t’i ndërhyrë ashpër, por me një lëvizje të vetme, 20-vjeçari e hedh në tokë.
Ky moment po bën xhiron në rrjet, duke u publikuar nga të gjitha faqet “fanpage” të klubit të Al Ittihad.
Driblimi i Mario Mitaj