VIDEO/ “Të hënën fitoj Topin e Artë”, ironizoi mesfushorin e Barcelonës, por Vinicius-it i “doli nga hundët”

Fitimi i “Topit të Artë” nga Rodri është diçka që do përflitet për shumë javë me radhë. Askush nuk e priste që atë të fitonte mesfushori spanjoll, pasi deri në momentet e fundit favorit absolut ishte Vinicius Jr.

Diçka të tillë e besonte dhe vetë futbollisti braziliani, i cili në “El Clasico” nisi provokimet dhe ironitë ndaj lojtarëve të Barcelonës. “Të hënën fitoj Topin e Artë”, i thotë braziliani Gavit teksa po përlesheshin me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ky vetbesim duket se i ka dalë nga hundër “yllit” të Real Madrid, i cili jo vetëm që humbi “El Clasicon” 0-4, por nuk fitoi as “Topin e Artë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top