VIDEO/ Tre gola në tre ndeshje me Portugalinë, Ronaldo është i lindur për të shënuar

Kristiano Ronaldo vazhdon të shënojë, pavarësisht viteve që mban mbi shpinë. Sulmuesi portugez duket se ka lindur për të dërguar topin në rrjetë, teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar golin numër 906 në karrierën e tij.

Portugalia është duke udhëhequr me shifrat 0-2 kundër Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ronaldo ishte protagonist në të dy golat e shënuar. Sulmuesi 39-vjeçar dha asist në rastin e golit e parë, ndërsa goli i dytë mban autorësinë e tij. Ky ishte goli i tij i tretë në po aq ndeshje të luajtura me Portugalinë në Ligën e Kombeve në këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top