VIDEO/ Uzuni bën sërish heroin te Granada, sulmuesi shqiptar shënon golin e fitores në kampionat

 Myrto Uzuni po kalon një moment të artë te Granada në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar, gjeti sërish rrugën e rrjetës, teksa realizoi golin e fitores në triumfin 2-3 që skuadra e Granadës regjistroi në transfertë ndaj Kastelon. 

Uzuni u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+3 duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Granadës që falë këtij triumfi ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë në 11 ndeshje. 

Me realizimin e sotëm, Uzuni u ngjit në kuotën e 5 golave në 9 ndeshje. Gjithashtu sulmuesi shqiptar ka dhuruar edhe 1 asist.  

GOLI I UZUNIT: VIDEO 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top