Vllaznia ka triumfuar në shtëpi përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Golat për shkodranët u shënuan nga “prodhimet” vendas. Bekim Balaj dhe Kevin Dodaj ishin autorët e golave për Vllaznisë, lojtarë të cilët kanë dalë nga akademia kuqeblu.
Me këtë fitore Vllaznia merr vendin e parë me 21 pikë, por me një ndeshje më shumë se Partizani. Në krahun tjetër, Skënderbeu mbetet në vendin e 8-të me vetëm 11 pikë.
Vllaznia 2 – 0 Skënderbeu (Balaj 14′, Dodaj 19′)
Superiore: Java 12
Stadiumi: “Loro Boriçi:
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
Vllaznia: Qarri, Gurishta, Sala, Bajrami, Yago, Krymi, Qato, Kahrimanoviç, Dodaj, Balaj, Mala Trajner: Thomas Brdariç
Skënderbeu: Alia, Vasquez, De Oliveira, Prençi, Rabiu, Merlim, Rashica, Vangjeli, Janaqi, Shaqe, Tajo. Trajner: Ivan Gvozdenovic
19′ GOL VLLAZNIA! Shënon Dodaj.
14′ GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj.
1′ Shkelmohet topi i parë në “Loro Boriçi”.