Ndeshja e javës së dytë të Serisë A mes Juventusit dhe Bolonjas u shoqërua nga polemika të shumta dhe shkak për këtë u bënë disa raste të dyshimta, ku vendimet e arbitrit Marko di Belo ishin të gabuara. Ai mohoi penallti për Juventusin e gjithashtu penallti për Bolonjan, teksa mediat italiane kanë zbuluar një tjetër detaj.
Pas përfundimit të ndeshjes, arbitri ka pasur një komunikim me drejtorin sportiv të Bolonjas, Marko di Vaion. Ky i fundit i ka kërkuar llogari arbitrit në lidhje me rastin e dyshimtë për penallti, ndërkohë që nuk ka munguar edhe replika e gjyqtarit.
“Nuk e dhashë, sepse nuk dhashë as penalltinë e Kiezës. Ti, çfarë bën këtu? Duhet të shkosh, duhet të largohesh”, janë fjalët që gjyqtari i ka thënë drejtorit sportiv të Bolonjas.