Nominimi ‘kokë më kokë’ mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos këtë javë ka shkaktuar shumë tension mes banoreve në shtëpi. Teksa të gjithë aludojnë se kush mund ta lërë shtëpinë e famshme, Olta ka shprehur gjithashtu pasiguritë e saj nëse do fitoj apo jo mes këtij nominimi.
Në rrjet po qarkullon një video e aktores ku është duke biseduar me Dea Michele të cilës i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin. Olta u shpreh se i ka thënë partnerit të saj që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës ai të gjendet pranë saj.
Nuk dihet nëse aktorja ka komunikuar realisht me partnerin e saj apo ishte një mesazh drejtuar atij.