Xhud Belingam u shpall lojtari më i mirë i Real Madridit në ndeshjen ndaj Napolit. Anglezi e cilësoi golin që shënoi në stadiumin “Maradona”, si një nga më të mirët e tij ndonjëherë.
“Me sa pashë në dokumentarë, cilësia e Maradonës ishte më e lartë se e imja. Mundohem të jap kontributin tim vetëm si Xhud, jo si Maradona. Në stadiume me atmosfera të tilla, është e rëndësishme të fitosh dhe të luajmë mirë. Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, janë tre pikë që na vendosin në një situatë të mirë dhe na lejojnë të shohim përpara. Është e rëndësishme të vazhdojmë me këtë ritëm”, tha ai.
Së fundi, ai vlerësoi Viniciusin duke e quajtur atë: “Ndoshta është më i miri në botë dhe një nga bashkëlojtarët më të talentuar që kam pasur ndonjëherë”.