Vizitorë të veçantë në “Air Albania”, drejtuesit e klubit të Serisë A pas mesfushorit të Kombëtares

Kombëtarja arriti të fitonte me Moldavinë me shifrat 2-0, duke bindur në paraqitje dhe duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Për kuqezinjtë, shënuan Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, me këtë të fundit që kishte një ndeshje të rëndësishme për vetë faktin se në stadium kishte persona që po e ndiqnin.

“Corriere dello Sport” raporton se drejtori teknik i Bolonjas, Xhovani Sartori ka qenë në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë.Trajneri Tiago Mota kishte kërkuar që të ketë më shumë informacione për Bajramin, i cili në fakt njihet mirë në Itali pasi aktivizohet me Sasuolon.

Fati e deshi që Bajrami të shkëlqente në atë ndeshje, duke bërë një nga paraqitjet më të mira me fanellën kuqezi. Ndërkohë, Sartori ishte i pranishëm edhe në ndeshjen Poloni-Gjermani, pasi veç Bajramit, në radarët e Sasuolos është edhe sulmuesi i djathtë, Mikal Skoras që aktivizohet me Klub Bryzh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top