Kombëtarja shqiptare ditën e sotme do të luajë ndaj Çekisë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në orën 20:45, ku në “Epet Arena” do të tentojnë fitoren.
Në fakt për ekipin e Sylvinhos do të jetë hera e dytë në këto Nations League që do të luajë në këtë stadium, pasi më parë kanë luajtur kundër Ukrainës, ku ia dol;ën të largohen me 3 pikë. pikërishrt për këtë, ekipi i brazilianit do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh për të tentuar më pas edhe vendin e parë në grupin B1.
Skuadra prej ditësh ka bërë stërvitje intensive. Të gjithë lojtarët janë më gati se kurrë për të zbritur në fushën e lojës dhe për t’u përballur me çekët, një kundërshtarë jo shumë i lehtë.
Gjithashtu këtë sfidë mund të kenë mundësinë të debutojnë Adrion Pajaziti dhe Indrit Tuci. Të dy futbollistët janë risitë e Sylvinhos dhe ndaj Çekisë do të kërkojnë të lënë gjurmë.