Vlahovic? Trajneri i Chelsea e lë serbin si plan të dytë, fillimisht kërkon të shoh Armando Brojën

Mediat britanike e kanë nisur prej kohësh që t’i japin jehonë zërave për një transferim të Vlahovic te Chelsea. Sulmuesi serb mbërriti me pompozitet te Juventusi, aq sa Allegri i kaloi kufijtë normal për një moment.

I gëzuar nga nënshkrimi me këtë lojtar, trajneri i bardhezinjve e konsideroi Vlahovic në një nivel me Mbape. Shpërthimi ishte i menjëhershëm, por shkëlqimi i Vlahovic u venit me kohën. Sa i përket Chelsea, Fabrizio Romano ka treguar situatën.

Sipas tij londinezët e vlerësojnë këtë sulmues, por për momentin nuk janë të interesuar që t’i futen tratativave. Pochetino kërkon që të shoh në fazën përgatitore edhe Armando Brojën, një sulmues të cilin e pëlqen shumë, ndërsa pas miqësoreve të zhvilluara do të vendos përfundimisht edhe sa i përket zgjedhjeve të tij.

Nëse do të jetë bindës, do t’i bëjë një nder të madh klubit të tij.

Chelsea mund të marrë një dhuratë të vërtetë nga Armando Broja këtë verë, dhe trajneri Mauricio Pochettino mezi pret që të punojë me të.

Mediat pranë Chelsea në Angli shkruajnë se trajneri argjentinas shpreson që të bindet plotësisht nga sulmuesi shqiptar dhe të mos ketë nevojë të bëjë shpenzime të mëdha për të forcuar skuadrën.

Në planet e Bluve të Londrës janë dy yje të sulmit si Viktor Osimhen i Napolit dhe Dusan Vlahovic i Juventusit, dhe që të dy do të kushtonin shtrenjtë.

Napoli e vlerëson Osimhenin deri në 150 milionë euro, ndërsa Juventusi mund të kërkojë të paktën 60 apo 70 milionë euro për sulmuesin serb. Këto shpenzime pritet t’i kursejë Broja nëse do ta bindë plotësisht trajnerin.

Sulmuesi kuqezi ka nisur fazën përgatitore me skuadrën U21 të Chelsea, pasi u riaftësua nga një dëmtim i rëndë i pësuar dhjetorin e kaluar. Ai do të bashkohet me futbollistët e ekipit të parë në fillim të muajit korrik dhe aty trajneri Pochettino do të ketë mundësi ta vlerësojë përfundimisht./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top