Vllaznia është nën euforinë e ndeshjes së mesjavës kundër Tiranës ende. Të fitosh në Klaiske të ngre humorin, por kjo fiotre në Lushnje mund të jetë një “thikë me dy presa”.
Shkodranët luajnë në fushën e shtëpisë nesër pasdite kundër një Skënderbeu që humbi në shtëpi, por jashtë bëri mirë dhe mori 1 pikë me 10 lojtarë kundër një Elbasani të fortë. Elbasanasit e menduan të lehtë ekipin korçar dhe në fund dolën të zhgënjyer. Kjo rrezikon të ndodh dhe me Vllazninë.
Klubi i Balajt fitoi binshëm ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar dhe kjo mund t’i deh. Ashtu si Elbasani mund t’a mendojnë Korçën si një skuadër të mundshme pa shuëm sforcime. Klubi shkodran luan në shtëpi dhe kjo e ndihmon emocionalisht, por shërben si “boomerang” në rast mospajisjeje me rezultat pzoitiv.
Brdaric ka dhënë instruksionet e fundit në pasditen e sotme në stadiumin e shtpisë. Futbollistët janë parë të aktivizohen dhe kanë testuar portierët me goditje nga jashtë zone. Vetë tekniku i huaj ka ndjekur nga afër ecurinë e lojtarëve si dhe është parë shumë i fokusuar në ato çfarë i drejton atyre. Vllaznia-Skënderbeu është përballja e radhës në horizont për ëndrrën Final Four të të dy ekipeve.
Portieri i Vllaznisë
Trajneri i Portierëve të Vllaznisë
Futbollisti i Vllaznisë