Valbona Mema la shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ krejt papritur dy ditë më parë. Ajo mori një vendim të menjëhershëm për shkak se kishte një familjare të sëmurë.
Sot, i ftuar në Wake Up, gazetari Bledi Mane, i cili u “vetësakrifikua” në prime-in e së martës, foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mes të tjerash, i pyetur për Valbonën, ai tha se ajo doli për shkak se kishte motrën të sëmurë me tumor në mushkëri. “Bona doli për shkak se ka motrën të sëmurë me tumor në mushkëri, është në gradë të rëndë,” tha Bledi. “Megjithatë e ndikuan edhe debatet me Luizin,” shtoi gazetari.
Gazetari i njohur u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka marrë kërcënime nga mbështetësit e Luiz Ejllit.
“Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, se kishte dalë nëpër portale se do bëhesha pjesë e formatit.
Hyje në shtëpi i frustruar. Aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, se unë isha shumë i informuar nga jashtë për të gjithë. E nisa pak i trembur lojën. Por kur dola ndryshoi, më dërgonin zemra”, tha Mane.